VMRO-ja e Ljupçës: Zaev fliste me guxim për historinë maqedonase

Lidhur me intervistën e djeshme të Kryeministrit Zoran Zaev për agjencinë bullgare të lajmeve “BGNES”, VMRO-Popullore dëshiron të shprehë mbështetje për guximin me të cilin Zaev foli për historinë maqedonase.

Nga partia e Ljubço Georgievskit vlerësojnë se, për fat të keq, ajo që historiografia maqedonase duhet të kishte hapur në tre dekadat e fundit të demokracisë, tani një politikan në pozicionin e Kryeministrit na ka thënë në mënyrë radikale.

“Të gjitha gjërat që Zaev tha në përputhje me historinë objektive dhe në përputhje me shumicën e librave të marrë nga arkivat maqedonase janë të vërteta, ndërsa fakti që shumë qytetarë maqedonas janë të tronditur flet vetëm se sa e indoktrinuar ishte shoqëria maqedonase.

Advertisement

Unë jam veçanërisht i hutuar nga fakti rreth toneve të ashpra nga VMRO-DPMNE, një parti që prezantoi idenë e miqësisë me Bullgarinë dhe objektivizimin e historisë maqedonase në fillimin e viteve 90-ta dhe bëri hapat më të mëdhenj për t’u afruar me të njëjtin vend”, thonë nga partia e Georgievskit./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like