VMRO-DPMNE FILLON ME AKSIONIN “DEPUTETËT ME POPULLIN”

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, nga nesër 8 Maj e deri më 30 Maj fillojnë me aksionin nën moton “Deputetët me popullin” ku sic thuhet do të vizitojnë rreth 500 fshatra të Maqedonisë.
Sic tha Koordinatori I Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, qëllimi është që të vizitohet edhe rajoni më I largët I vendit, që sipas tij, janë të harruar nga Qeveria e cila në garën për provizione dhe kurdisje të tenderëve ka harruar popullin.

“60.000 njerëz kanë mbetur pa punë vetëm vitin e fundit; 6.200 firma janë mbyllur; Gjysmë milionë njerëz jetojnë me dy euro në ditë; Shteti ka borxh mbi 6.5 miliardë euro, ku cdo qytetar ka borxh 3.263 euro; Vaksinat u pritën 5 muaj; Mbi 5.000 qytetarë humbën jetën për shkak të paaftësisë së Qeverisë, por edhe për shkak të mungesës së vaksinave; Sulmohen identiteti dhe gjuha kurse Qeveria hesht; 21 kriminelë botëror, narko-bosa të klaneve të njohura dhe terroristë kanë marrë pasaporta nga MPB-ja. Është cënuar dinjiteti I shtetit kurse është varrosur sistemi juridik” – ka thënë Nikola Micevski nga VMRO-DPMNE-ja. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like