VMRO-DMPNE: Zaev qëndron prapa Rashkovskit dhe “softuerit”

Për vendimin e Gjykatës për arrest shtëpiak ndaj Dragi Rashkovskit sot ka reaguar VMRO-DPMNE-ja opozitare. Nga kjo parti thonë se kryeministri qëndron prapa furnizimit të dyshimtë tl softuerit për siguri në trafik. Ata kërkojnë nga Prokuroria që të zgjerohet hetimi ndërsa të thirret në prokurori edhe vetë kryeministri Zoran Zaev.

“Zoran Zaev konfirmoi se ai qëndron pas Dragi Rashkovskit dhe blerjes së softuerit të tij. Tani Rashkovski është ndaluar, ndërsa Zaevi është i lirë. Nëse Rashkovski veproi në përputhje me arsyet dhe të cilat Zaev i dinte dhe aprovonte, atëherë të paktën Zaev duhet të jetë menjëherë pjesë e procedurës! Prokurimi i softuerit të Rashkovskit është ide e Qeverisë dhe Qeveria qëndron pas saj, është pjesë e politikës së qeverisë, këtë e tha personalisht Zoran Zaev. Ne i bëjmë thirrje Prokurorit Publik që menjëherë të telefonojë Zaevin dhe t’a shtrijë hetimin drejt tij. Zaev e pranoi këtë publikisht, kjo paraqet provë e mjaftueshme”, thuhet mes tjerash në reagimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like