Vmro dhe E Majta kundër Marrëveshjes së Prespës

Për VMRO-DPMNE-në dhe të Majtën nuk ka rëndësi porosia e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi të dy partitë mbeten kundër marrëveshjes së Prespës. Deputeti Antonio Milloshovski për “Sloboden Peçat” ka thënë se bëhet fjalë për korrnizë e cila definohet periodikisht dhe me të cilën SHBA u mbron interesat e saja nacionale.

“VMRO-DPMNE si parti ka detyrim dhe obligim që t’i mbroj interesat nacionale dhe shtetërore. Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për Marrëveshjen e Prespës është si në vijim: VMRO-DPMNE nuk ka marrë pjesë në bisedimet, krijimin dhe sjelljen e saj në Kuvend dhe në implementimin e saj, i njejti është asimetrik dhe në kundërshtim me interesat nacionale”.
Ndërsa sipas tij, në listën e zezë të SHBA-ve, do të gjenden gjysma e Qeverisë së Zoran Zaevit.
Poashtu edhe partia “E majta”, në komunikatën e partisë kanë shkruar se Marrëveshja e Prespës dhe e Ohrit, janë pjesë e politikës së jashtme imperialistike të SHBA-së, e cila operon me shtypje, sanksione, intervenime kërcënuese dhe ushtarake, dhunë politike. /SHENJA/

Advertisement

Burimi: https://shenja.tv/vmro-dhe-e-majta-mbeten-kunder-marreveshjes-se-prespes/?fbclid=IwAR1qghy91AQ6vQCV6G-Q2rTsL8bvd8SYLfPXwASGUFNO8zFoV4lnTRRKbPo

Advertisement
Advertisement

You May Also Like