Vjosa Osmani: Jemi vonuar për marrjen e vaksinës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka nisur ditën duke vizituar  Klinikën Infektive në SHSKUK, raporton IndeksOnline.

U.D. i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, para gazetarëve deklaroi se i kërkuan Osmanit të ketë vëmendje të theksuar ndaj këtij sektori.

 

Ndërkohë  ka thënë se Qeveria e vendit është vonuar në marrjen e vaksinave kundër Covid, derisa vendet e rajonit kanë bërë përparim të madh në këtë drejtim.

“Qeveria a është vonuar për marrjen e vaksinave Kemi diskutuar me partnerët ndërkombëtar, kemi vonesa të cilat nuk do të duhej të arsyetoheshin, shtetet e tjera të rajonit janë para nesh. Pra duhet të kërkojmë ndihmë nga këto shtete në mënyrë që qytetarët tanë të pajisen me to para prillit”, tha Osmani.

Osmani ka thënë se ndonëse e  ka kaluar Covid 19 edhe ajo do ta marrë këtë vaksinë.

Ajo ka komentuar edhe vaksinimin e qytetarëve serbe nga shteti i Serbisë në Kosovë, duke thënë se Serbia po bën shkelje flagrante të marrëveshjeve të Brukselit.

Advertisement

“Ne jemi njoftuar se institucionet e drejtësisë tashmë po hetojnë rastin, kjo jo vetëm që është shkelje flagrante e marrëveshjeve në Bruksel dhe dëshmon që Serbia është vetëm pjesë e dialogut asnjëherë zbatuesve e marrëveshjeve. Serbia shfrytëzon çdo vakum , Serbia po shfrytëzon për destabilizim të situatës. Duhet bashkëpunim me të gjitha komunat e vendit në mënyrë që institucionet tona, të sigurojnë ata që Kosova do t’i vaksinoj që të gjithë në periudhën sa më të shpejtë të mundshme”, tha Osmani./IndeksOnline

Advertisement
Advertisement

You May Also Like