Vitet kur ndaloheshin pijet alkoolike në SHBA

Estimated read time 2 min read

Më 28 tetor 1919, presidenti Woodrow Wilson, i vuri veton projektligjit Volkstead, që kërkonte ndalimin me ligj në Shtetet e Bashkuara të pijeve alkoolike.

Presidenti Wilson i vuri veton këtij projektligji sepse mendonte që amerikanët nuk favorizonin Amendamentin e 18-të, i cili ndalonte pijet alkoolike. Por Dhoma e Përfaqësuesve e rrëzoi veton presidenciale brenda dy orësh.

Të njëjtën gjë bëri të nesërmen edhe Senati. Ligji Volkstead jepte përkufizime dhe caktonte gjoba për shkeljen e Amendamentit të 18-të të Kushtetutës, që ndalonte prodhimin, shitjen apo transportimin e pijeve alkoolike në Shtetet e Bashkuara.

Ligji Volkstead përcaktonte si pije alkoolike ato që përmbanin më shumë se 5 për mijë alkool për njësi volumi. Ata që kundërshtonin ndalimin e pijeve alkoolike vinin në dukje efektin demoralizues të ligjit, të cilin e shkelnin rregullisht qytetarë të nderuar.

Advertisement

Ata thanë se tregtia shumë fitimprurëse e pijeve të paligjshme ushqente rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve publikë. Më 5 dhjetor 1933 u ratifikua amendamenti i 21-të i kushtetutës, i cili zhvlerësonte Amendamentin e 18-të dhe i bënte përsëri të ligjshme pijet alkoolike në Shtetet e Bashkuara.

The post Vitet kur ndaloheshin pijet alkoolike në SHBA appeared first on Alsat.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours