Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Virusi i ri i i koronavirusit në Afrikën e Jugut/ Italia mbyll kufinjtë

Advertisement

Një variant tejet ngjitës i koronavirusit është përhapur në Afrikën e Jugut dhe kjo ka bërë që Italia dhe Mretëria e Bashkuar të mbyllin kufinjtë. Italia ka vendosur të mbyllë kufinjtë. Masa e re ka ardhur si shkak i përhapjes së variantit të ri të koronavirusit i përhapur në Afrikën e Jugut. Mediat e huaja shkruajnë se masën e re e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza. Ministri i Shëndetësisë në Itali bëri të ditur se ka nënshkruar një urdhëresë sipas së cilës ndalohet hyrja në Itali për këdo që në 14 ditët e fundit ka qenë në Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvanë, Zimbabve, Mozambik, Namibi, Eswatini.

Ministri i Shëndetësisë në Itali bëri të ditur se ka nënshkruar një urdhëresë sipas së cilës ndalohet hyrja në Itali për këdo që në 14 ditët e fundit ka qenë në Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvanë, Zimbabve, Mozambik, Namibi, Eswatini. Arsyeja lidhet me praninë e variantit të ri të virusit Sars-Cov-2 (i quajtur B.1.1.529) i identifikuar në Afrikën e Jugut.

Ndalesa vjen edhe nga Mbretëria e Bashkuar e cila ka vendosur të ndalojë udhëtimet nga 6 vende afrikane, sërish për shkak të variantit të ri të Covid-it me mutacione të shumta të identifikuara në kontinent. Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid njoftoi se të gjitha fluturimet nga Afrika e Jugut, Namibia, Lesoto, Eswatini, Zimbabve dhe Botsvana do të pezullohen nga sot.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është duke monitoruar këtë variant dhe për këtë arsye do të mbajë një takim urgjent më 26 nëntor, për të diskutuar se çfarë nënkupton kjo situatë për pandeminë dhe vaksinat./Dosja.al

Advertisement

Read Previous

Kurti: Le të flasim si diplomatë e të punojmë si patriotë

Read Next

Merret vendimi, “hiqet” kufiri me Kosovës dhe Shqipërisë: Do të ketë vetëm kamera