Vijon përdhosja e flamujve, digjet flamuri shqiptar në Prilep

Estimated read time 2 min read

Gazetare: Ajnur Bafqari

Vijojnë incidentet me përdhosjen e flamujve në Maqedoninë e Veriut. Rasti I fundit është ai në Prilep, ku disa të rinj, u mblodhën mbrëmë duke e hedhur për tokë, shkelur me këmbë e pastaj edhe me makinë, flamurin shqiptar.

Nuk munguan as këngët me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve.
Ky incident vjen pas atij në Bit Pazar ku një i ri e hoqi dhe grisi flamurin shtetëror, pastaj heqjes së flamurit shqiptar në Kumanovë nga ana e një polici dhe zjarrëvënies së flamurit shqiptar në një video të shpërndarë në internet.

Për punonjësin e MPB-së që hoqi flamurin shqiptar në Kumanovë, zëvendësministri i MPB-së, Astrit Iseni ka konfirmuar nisjen e procedurës disiplinore ndaj tij, dhe ka paralajmëruar sanksione të rrepta për shkelje të ligjit dhe mosrespektim të simboleve kombëtare.

“Çdo punonjës i MPB-së ka detyrimin të respektojë ligjet dhe simbolet e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve do të sanksionohet pa përjashtim”, tha Astrit Iseni, Zëvendësministër i MPB-së.

Ai ka shtuar se ligjet do të zbatohen njësoj për të gjithë, ndërsa institucionet do të jenë garant për respektimin e tolerancës dhe të drejtave të komuniteteve. Duke iu referuar nenit 319 të Kodit Penal, Iseni ka rikujtuar se çdo akt që nxit përçarje, intolerancë ose urrejtje përmes fyerjes apo shkatërrimit të simboleve kombëtare ose fetare, është i dënueshëm.

Advertisement

Lidhur me incidentin me përdhosjen e flamurit shtetëror, Prokuroia themelore publike në Shkup, ka ngritur procedurë për 3 persona, të cilët dërgohen në paraburgim. Për veprën e njejtë, ku i përfshirë ishte edhe një i mitur, prokuroria do të zhvillojë procedurë të rregullt sipas Ligjit për drejtësi për fëmijët. Ndërkaq u arrestua edhe i riu që hoqi tabelën nga Konsullata serbe në Kumanovë./Alsat.mk

 

The post Vijon përdhosja e flamujve, digjet flamuri shqiptar në Prilep appeared first on Alsat.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours