(VIDEO) Zjarri në Çair, të paktën gjashtë persona në spital

(VIDEO) Zjarri në një ndërtesë në Çair, të paktën gjashtë persona kërkuan ndihmë në spital për shkak të thithjes së tymit

Së paku gjashtë persona janë lënduar nga zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një ndërtesë në lagjen Çair të Shkupit.

Sipas informacioneve, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë në klinikat e Shkupit për shkak të thithjes së tymit.

Menjëherë në terren kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, ku sipas informacioneve janë evakuuar rreth 100 persona.