Vetura përplas një këmbësor në Çair

Mbrëmë rreth orës 00:10 ka ndodhur një aksident i rëndë snë bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair të Shkupit, raporton Zyrtare.

Një vajzë e rreth 20-ave është përplasur nga një veturë e tipit “Audi” teksa ka qenë duke kaluar rrugën në këtë bulevard. Jo zyrtarisht mësohet se nga përplasja këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore ku është transportuar me urgjencë për në spital.

Situatën e bënë alarmante fakti që është hera e tretë që po pikërisht në këtë bulevard regjistrohen aksidente të këtilla ku pësojnë qytetarët. Qyteti i Shkupit që është përgjegjës për mirmbajtjen e këtij bulevardi ka treguar një papërgjegshmëri të madhe nga e cila kanë pësuar më së shumti banorët./Zyrtare

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like