
Advertisement
Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Një shofer me veturë të tipit Audi ka përfunduar në banjon e një shtëpie në qytetin Shiroki Brijeg, transmeton lajmi.net.
Thuhet se vetura ishte në një shpejtësi shumë të madhe dhe si pasojë ka ardhur tek ky aksident i rrallë.
Ai shembi murin e shtëpisë dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale brenda shtëpisë, duke u futur deri në banjo.
Fatmirësisht, nuk është raportuar për ndonjë familjar të lënduar, ndërsa edhe shoferi dhe pasagjeri kanë shpëtuar pa lëndime.
Advertisement