Breaking News :

nothing found
11-06-2023

Vetëvendosje organizon nisje me autobusë nga Gjermania për zgjedhjet në Kosovë

Advertisement

Vetëvendosje organizon nisje me autobusë nga Gjermania për zgjedhjet në Kosovë njofton Gazeta Blic.

Vetëvendosje ka organizuar udhëtime nga Gjermania për mërgimtarët që do të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, e të cilët janë përkrahës të saj.Qendra në Gjermani e Vetëvendosjes ka publikuar madje orarin dhe lokacionet e nisjeve që tashmë janë organizuar.Siç kanë thënë nga VV, udhëtimet do të jenë falas.

Postimi i plotë:KREJT DREJT KOSOVËS ME AUTOBUSË PËR NDRYSHIMIN E MADH TË 14 SHKURTITTë nderuar bashkatdhetarë,

Ne, Qëndra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani, kemi kënaqësinë që të ju njoftojmë se do të udhëtojmë prap së bashku në drejtim të Kosovës me rastin e Zgjedhjeve Parlamentare. Sikur herën e kaluar, UDHËTIMI DO TË JETË FALAS.Të gjitha të dhënat mbi orarin e nisjeve të autobusëve, vendnisjet dhe kontaktet e përgjegjësve tanë në autobusë i gjeni në fletushkën e bashkangjitur. Thirrjet për rezervime mund të bëhen çdo ditë nga ora 16:00 deri në ora 20:00 dhe pranohen deri më 4 shkurt 2021.Siç jeni ndoshta edhe ju në dijeni mbi vendimet e shteteve të Evropës për masat anti-COVID, gjatë udhëtimit do të duhet t’i përmbahemi disa rregullave. Ju kemi siguruar dezinfektues për duar dhe maska të mjaftueshme. Po ashtu kemi vendosur që të mos i mbushim autobusët plotë me udhëtarë, në mënyrë që të mbahet një distancë e mjaftueshme mes njëri-tjetrit.Me që personat me sëmundje të ndryshme dhe ata të moshuar janë më shumë të rrezikuar nga virusi, atyre nuk i sugjerojmë të udhëtojnë.

Advertisement

Read Previous

Zhduket 15 vjeçarja nga Prizreni, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj për gjetjen e saj

Read Next

Tërmet me magnitudë 3.5, është ndjerë në rajonin e Gostivarit