Breaking News :

nothing found
23-09-2023

Vetëm ora e Mozzikut kushton sa një banesë

Advertisement

Duke qenë se ka vite që është pjesë në estradën shqiptare, edhe të ardhurat nga muzika për reperin Mozzik janë të majme, ku të shumta janë ato që ai mban në vende të ndryshme të botës.Krahas muzikës, Mozzik një përkushtim të madh ka treguar edhe në stilin e veshjes.
Së fundmi, ai ka mbajtur koncert në Londër ku të shumtë ishin adhuruesit e muzikës së tij që u argëtuan me këngët e reperit.Me një veshje mjaft të veçantë, Mozzik tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tij.
Faqja e njohur në Instagram “Shqip Closet”, ka publikuar çmimet për çdo veshje të Mozzikut në këtë paraqitje.Ajo që bie në sy është ora e njohur e markës “Rolex”, e cila kap vlerën e 31,900 euro.
Mozzik është njëri ndër reperët që ka prekur majat e suksesit si dhe më i përfoluri për lidhjen dhe ndarjen me Loredanën.

Advertisement

Read Previous

Hoxha që bën video në Tik-Tok, ja nga cili vend është

Read Next

Gashi: Ismaili është i pastër si loti, nëse vërtetohet fajësia, unë jap dorëheqje