Vetëm edhe tre ditë! Korniza negociuese dhe data “në ajër”

Asgjë konkrete në negociatat mes Maqedonisë dhe Bullgarisë në drejtim të zgjidhjes së kontestit bilateral. Këtë e konfirmon edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ai theksoi se tani për tani nuk ka asnjë iniciativë konkrete dhe se për tri ditë nuk mund të tejkalohen dallimet që zgjasin me dekada mes vendit tonë dhe Bullgarisë. Sipas shefit të diplomacisë, zgjidhja e këtij kontesti nuk mund të funksionojë me afate.

“Nuk mund të zbuloj çka dhe cilat iniciativa po bëhen ose do të bëhen në ditët në vijim. Por, mbetet qëndrimi se nuk do të heqim dorë nga ky proces deri në momentin e fundit. Nuk mund të prejudikoj cili do të jetë rezultati dhe nëse janë të mjaftueshme tri ditë për të gjetur një zgjidhje. Unë propozova se zgjidhja qëndron në kthimin e besimit në Marrëveshjen”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like