Veseli pyet Rexhepin: Nëse dëshironi ta luftoni mafinë urbane, pse nuk bëni inspektime në komunat maqedonase?

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës Saraj, Iljas Veseli ka reaguar pas prononcimit të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit, Iljas Veseli për inspektimin në Saraj, transmeton TV21. Veseli thotë se kanë nisur procedurë për bashkëpunim ndërkomunal dhe si institucion ende nuk kanë marrë njoftim se u janë marrë ingerencat në fushën e ndërtimit. Ai gjithashtu shton se inspektimi është bërë pa respektuar rregullat, pasi siç thotë, nëse Komuna nuk ka inspektor, ka shef të sektorit të urbanizmit, i cili sipas tij është dashur të njoftohet për inspektimin. Gjithë këtë situatë Veseli e sheh si tendencioze dhe pyet Rexhepin: “Sa inspektime janë bërë në komunat e palës tjetër (maqedonase), sepse kemi informacione se nuk janë duke iu dhënë leje ndërtimi afaristëve shqiptarë…Për cilën komunë keni informacione?Për komunën Butel!Nëse duan ta luftojnë mafinë urbane, atëherë duhet të inspektojnë në çdo komunë”, tha Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *