Vëllai i Arbër Zenelit e refuzon Kosovën për Suedinë

Estimated read time 2 min read

Menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, gjatë konferencës për media që u mbajt dje deklaroi se Besfort Zeneli, e ka refuzuar Kosovën ndonëse kishte pasur ftesë nga selektori Franco Foda, për t’ju bashkuar “Dardanëve” për ndeshjet e shtatorit.

Ndërkaq, sot ai deklaroi për gazetën suedeze Sportbladet, se është në pritje të ftesës nga kombëtarja e Suedisë dhe se e ka refuzuar përfundimisht Kosovën, transmeton Klankosova.tv

“Unë u ftova së fundmi nga Kosova, por e refuzova ftesën. Tani më takon mua të sigurohem që të luaj aq mirë sa të jem i përzgjedhur për kombëtaren suedeze në të ardhmen. Ndihem mirë që e mora këtë vendim. Suedia është një zgjedhje më e drejtë për mua”, tha ai.

Advertisement

21 vjeçari është në formë të mirë.

Ai po bën paraqitje të mira për skuadrën e Elfsborgut, dhe kjo bëri që t’ju bie në sy drejtuesve të Kosovës, të cilët edhe e kërkuan por nuk morën përgjigje pozitive nga ai.

Ndryshe, Besfort Zeneli, është vëllai i futbollistit të Kosovës, Arbër Zenelit/ Klankosova.tv

Advertisement
Advertisement

You May Also Like