Veliaj pritet të transferohet në paraburgimin e Durrësit

Gjykata e Posaçme pas një seance maratonë që zgjati mbi 8 orë, la në fuqi masën e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Burime nga Drejtoria e Burgjeve thanë për gazetarin e Euronews Albania Eni Ferhati se Veliaj do të transferohet në paraburgimin e Durrësit, aty ku ndodhet edhe ish-ministri Ilir Beqaj.
Gjatë pasdites së sotme në paraburgimin 313 në Tiranë, teksa në GJKKO mbahej seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt, disa të burgosur kanë lëshuar thirrje kundër kryebashkiakut dhe qeverisë.
GJKKO zbuti masën e sigurisë ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxa duke caktuar ndaj saj masën “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *