“Vdekja e 28 vjeçarit nga Covidi”, MSH: Ishte në gjendje të rëndë, kishte sëmundje kronike!

Në raportin e djeshëm të të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19, u regjistruan një numër rekord i pacientëve që humbën betejën me virusin gjithësejt 46 brenda 24 orëve.

Mes të vdekurve është një djalë 28 vjeçar nga Shkupi. Sipas informacionit që morëm nga Ministria e Shëndetësisë, djali u trajtua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive vetëm një ditë, pas së cilës vdiq, njofton “Fokus”, transmeton nmk-post.

“Pacienti 28-vjeçar u shtrua në spital në QKIF më 7 dhjetor në një gjendje shumë të rëndë, dhe vdiq më 8 dhjetor. Pacienti kishte sëmundje kronike”

Advertisement
, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për “Fokus”, por nuk tregojnë se për cilën sëmundje bëhet fjalë.

Që nga fillimi i pandemisë, 2.023 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19./Northmacedonia-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like