Vazhdojnë dorëheqjet nga kabineti i Trumpit

Sekretarja e Arsimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Betsy Devos, është anëtarja e radhës e kabinetit që është dorëhequr nga detyra. Ky vendim vjen pas trazirave në ditët e fundit në SHBA.

Në letrën e saj, Devos akuzon presidentin Trump për nxitje të trazirave.

“Nuk është ndikimi sa është retorika juaj arsyeja ime e fortë për t’u larguar”, ka thënë ajo.

Pos saj, edhe Elaine Chao, sekretare e Transportit ishte dorëhequr nga detyra me arsyetimin se është e shqetësuar me ndodhitë e fundit.

Advertisement

I dërguari special për sigurinë kombëtarë, Mick Mulvaney është dorëhequr nga detyra.

Në anën tjetër, Seth Weathers, strateg i politikës, ka thënë se të dorëhequrit nuk ishin plotësisht në anën e Trumpit edhe para trazirave.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like