Vaksinohen deputetët e Lëvizjes BESA: Vaksinohu, sepse vaksina është shpëtim!

Deputetët e Lëvizjes BESA kanë publikuar pamje nga vaksinimi i tyre në pikën e vaksinimit në Shkup, duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19. Ja postimi i publikuar në facebook.
“Sot, deputetët e Lëvizjes BESA në krye me kryetarin Bilall Kasami u vaksinuan në qendrën për vaksinim në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, kundër virusit Covid 19.
Kryetari Kasami, pas vaksinimit bëri thirrje deri tek të gjithë qytetarët e RMV- së që të shfrytëzojnë të drejtën për vaksinim sepse kjo është rruga më e mirë dhe e vetme për të shpëtuar nga kjo pandemi që ka kapluar tërë globin.
Vaksinohu, sepse vaksina është shpëtim!”, thuhet në njoftim./INA/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like