









“Bota jonë nëpër numra” është emri i ueb-faqes që për momentin vlerësohet si një prej burimeve më kredibile lidhur me vaksinimin kundër KOVID-19 në botë. Përveç që ka të dhëna për çdo shtet veçmas, ueb-faqja lejon edhe krahasim mes dy apo më shumë vendeve ose rajonit edhe atë me për më shumë parametra. Për shembull, sa është përqindja e popullatës në një vend që ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës ose sa është përqindja e popullatës që është vaksinuar tërësisht, njofton Portalb.mk.
Duke shfrytëzuar këto mjete mund të krahasohet Maqedonia e Veriut me rajonin, por edhe Botën.
Maqedonia e Veriut e ka arritur Bullgarinë
Sa përqindje e popullatës ka pranuar të paktën një vaksinë është pyetja e parë për të cilën mund të krahasohen vendet.
Sipas të dhënave të fundit, lider është Greqia. Te fqinji jugor, 47.86% nga popullata ka pranuar së paku një dozë kundër viusit korona. E dyta në listë është Serbia, e cila ishte liderë deri në fillim të qershorit. Sipas të dhënave të fundit Serbia ka vaksinuar me nga një vaksinë 39.59% të popullatës. Pas saj vijnë Shqipëria me 18.87%, Maqedonia e Veriut 17.22% dhe Kosova me vetëm 7.11%. Maqedonia e Veriut, megjithatë është mbrapa Bullgarisë kur bëhet fjalë në pyetjen për përqindjen e vaksinimit të tërësishëm (me dy doza). 38.05% e popullatës së Greqisë është vaksinuar me dy doza, në Serbi janë vaksinuar 35.04%, 14.48% në Bullgari, 10.94 në Maqedoninë e Veriut dhe 2.15% në Kosovë.

