Vaksinimi kundër COVID-19 mund të kthehet në kusht për të udhëtuar jashtë kufijve

Pasagjerëve mund t’u kërkohet të vaksinohen për COVID-19 përpara se të fluturojnë drejt një destinacioni ndërkombëtare në momentin që vaksina të bëhet e disponueshme për të gjithë.

Kështu është shprehur drejtuesi ekzekutiv i kompanisë ajrore australiane Qantas, i cili tha gjatë një interviste se ka diskutuar edhe me kolegë të tjerë mbi këtë mundësi.

Drejtuesi i “Qantas”, Alan Joyse, tha se kompanitë janë vendosur në punë për të ndryshuar politikat e tyre, ku së shpejti mund të kërkojnë vaksinimin e pasagjerëve ndërkombëtarë, në rast se një vaksinë miratohet nga autoritetet shëndetësore përkatëse.

“Sigurisht, për të gjithë pasagjerët që vijnë nga jashte dhë për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt një destinacioni ndërkombëtar është e nevojshme”, u shpreh Joyce.
Sipas të dhënave të fundit, autoritetet shpresojnë të miratojnë një vaksinë përpara fundit të këtij viti.

Advertisement

Megjithatë Ryanair tha se për pasagjerët të cilët do të fluturojnë brenda për brenda Bashkimit Europian, deri më tani nuk është menduar t’u kërkohet vaksinimi kundër COVID-19. /Euronews/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like