









Gazeta italiane “La Verita” pas shkrimit të djeshëm për shkaqet e kthimit të avansit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vaksinat kineze, sot ka publikuar një tekst të ri ku thotë se, sic shkruan, dy letra të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe të adresuar kompanisë kineze “Sinofarm” më 25 Dhjetor të vitit të kaluar dhe 25 Janarit të këtij viti, që kanë të bëjnë me furnizimin me covid-vaksina për Maqedoninë.





Në njërën letër, sipas gazetës italiane “La Verita”, që Ministri Filipçe ia ka dërguar në Dhjetor të vitit të kaluar kompanisë kineze “shfaq interes që vendi të furnizohet me vaksinën e tyre. Sipas asj që shkruhet në gazetën italiane, problematike është përmbajtja e letrës së dytë ku kompania, respektivisht Kina, lirohet nga cfarë do përgjegjësie nga pasoja eventuale negative nga përdorimi I vaksinës. Kjo sipas “La Verita” është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe paraqet shkelje të misionit bazë të institucioneve, mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.





Ky tekst I gazetës “La Verita” është vazhdimi I tekstit të djeshëm, ku autori thotë se shkaku për kthimin e avansit që e ka paguar Maqedonia e Veriut për blerjen e 200.000 vaksinave është se duhej të zhvillohej përmes një fantom-firme ndërmjetësuese me seli në Hong Kong, e kjo ka shkaktuar dyshime tek Pekini zyrtar, që ka rrezultuar me anulimin e procedurës.
Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, kanë reaguar se gjatë tentativave për të siguruar vaksina anti-covi është bërë gjithcka, por asgjë në mënyrë të jashtëligjshme.
Sot Komisioni Antikorrupsion ka njoftuar se po grumbullon informata që të shohin nëse kanë bazë për procedurë lidhur me këtë rast.
Gazeta italiane “La Verita’ u bë e njohur në opinionin e Maqedonisë së Veriut, në vitin 2019 me publikimin e video-përmbajtjeve që kishin të bëjnë me rastin “Zhvatja”, Boki-13 dhe me biznesmenin Orce Kamçev. /KlanMacedonia
