Vaksinat e para kundër COVID-19, shpërndahen në spitalet e Londrës

Pasi Britania e Madhe njoftoi vendimin për të filluar vaksinimin e shtetasve të vet kundër coronavirusit, spitalet filluan të marrin dërgesat e para të vaksinave për t’u përdorur në ditët në vijim.

Institucioni i parë shëndetësor që mori një dërgesë vaksinash nga Pfizer dhe BioNTech ishte Spitali Universitar Croydon në jug të Londrës.

Siç u tha nga Louise Coughlan, një nga mjekët në Spitalin Croydon, kjo dërgesë përfaqëson një moment historik për Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Telegrafi.

“Ky është një moment i mahnitshëm. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar po planifikon të zbatojë programin më të madh të vaksinimit në historinë e këtij vendi, kështu që ne jemi vërtet të lumtur për këtë”, pohoi ai.

“Kur e dimë se jemi ndër të parët që marrim dërgesat e këtyre vaksinave në Britani dhe për këtë arsye i pari në botë, ndjenja është e mahnitshme dhe jam me të vërtetë krenar për punën që kemi bërë”, tha Coughlan.

Advertisement

Britania e miratoi javën e kaluar përdorimin emergjent të vaksinës kundër coronavirusit nga Pfizer dhe BioNTech.

Në total, vendi ka porositur 40 milionë doza, ku secili person duhet të marrë nga dy doza të vaksinës. Kjo është e mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz në të gjithë vendin.

Rreth 800 mijë doza të vaksinës pritet të jenë në dispozicion brenda javës së parë. /Telegrafi/

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like