Vaksinat e COVID/ Rama: Një pjesë do të shkojnë për Kosovën

Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se një pjesë të vaksinave të siguruara do të shkojnë për Kosovën.

Ai theksoi se Kosova është lidhur me kompaninë e COVAX, por përsëri Shqipëria do të jetë në krah të saj, sado numër të paktë të kemi.

“Nuk jemi të fortë, nuk i kemi të gjitha dozat por edhe po t’i kishim nuk mund t’i bëjmë për një ditë. Këto që kemi një pjesë sado të vogël do t’ia çojmë Kosovës . Nuk jemi në kushtet që mund ta harrojmë se në radhë të parë jemi njerëz dhe në radhë të parë është solidariteti. Në këtë situatë kemi bërë më të mirën. Kosova është me COVAX por nuk dihet se kur do të fillojë, por jemi të detyruar t’ia qajmë hallin. Për sa i përket çdoganimit, procesi ka filluar ditën e premte dhe sot në orën 9 është kryer për shkak të gjitha hapave që duheshin ndjekur sepse vendi që na i ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidencialitet. Unë dua ta falënderoj atë vend por ka kërkuar konfidencialitet”

Advertisement
, tha Rama.

Top Channel

Advertisement
Advertisement

You May Also Like