Vaksina anti-Covid e Oksfordit, 99% efektive

99% efektive po rezulton vaksina që po zhvillohet nga universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me firmës farmaceutike britanike AstraZeneka. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë të efektshmërisë të arritur deri më tani nga një vaksinë kundër Covid-it.

Shkencëtarët e universitetit të Oksfordit publikuan të dhënat paraprake të fazës së dytë, tek të cilat konstatohet se vaksina ka krijuar një imunitet të fuqishëm për të penguar infektimin nga koronavirusi tek 99% e vullnetarëve ku u kryen provat. Aktualisht, vaksina e Oksfordit po i nënshtrohet fazës së tretë të testimit tek njerëzit, ku monitorohet niveli i imunitetit të krijuar dhe shkalla e toksicitetit që mund të krijojë tek grupe të gjera njerëzish. Bëhet fjalë për shkallën përfundimtare para marrjes së aprovimit për prodhim.

Advertisement

Vaksina britanike rezulton edhe më efektive se dy amerikanet të krijuara nga Pfizer dhe Moderna që krijonin mbrojtje deri në 95%. Ato janë më përpara në fazat zhvillimore, pasi e kanë përmbyllur fazën e tretë të testimit tek njerëzit.

Vaksina e Oksfordit përdor variante të dobësuar virusesh të ftohjes, të cilëve në laborator i shtohet proteina që mbështjell Covid-19. Përmes kësaj mënyre synohet mbajtja në alarm e sistemit imunitar për të penguar infektimin me Covid-19. Dy vaksinat amerikane përdorin metodën e ARN-së.

Tv Klan

Advertisement
Advertisement

You May Also Like