Useini nga PDE: Koalicioni i TURPIT zyrtarizohet nesër!

Liridon Useini

Koalicioni i TURPIT zyrtarizohet nesër!

Në politik, si një shtesë e rëndësishme e demokracisë, padyshim që përfshihet opozita. Ajo ka rolin e korigjimit të gabimeve të pozitës dhe ofrimit të zgjidhjeve më të mira për qytetarët.

Megjithatë, prej pluralizmit politik e këndej, në skenën politike shqiptare, kurrë nuk ka pasur një opozitë më të turpshme se ajo që po shohim sot. Figurat kryesore të koalicionit të TURPIT nuk kanë asnjë lidhje me konceptin e vërtetë të opozitarizmit dhe madje ofendojnë inteligjencën e qytetarëve.

Individët që duhet të përgjigjen për 20 vjet pushtet, nuk mund të shiten si opozitarë brenda një nate para se të japin llogari përpara qytetarëve.

Ndërsa disa individë të tjerë, të lidhur me “МОЖЕМЕ” dhe sot “ВАЖНОе,” tentojnë të paraqiten si figura patriotike dhe të pastra opozitare me politika të dirigjuara nga Vmro-Dpmne.

E mira e gjithë kësaj situate është se, qytetarët ju njohin mirë dhe presin ditën kur do të jepni llogari.

Shqiptarët sot, më shumë se kurrë, duhet të bashkohen drejt rrugës së bashkimit europian.🇦🇱🇪🇺