Uji në Strugë i ndotur, të mos përdoret për pije

Uji në Strugë është i ndotur dhe të mos përdoret për pije, apelon ndërmarrje publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Sipas kumtesës, arsye e ndotjes janë reshjet e rrëmbyeshme të shiut që ditëve të kaluara e kapluan rajonin e Strugës.

“Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, derdhja nga burimet është e madhe dhe si rezultat i kësaj, uji është i ndotur dhe të mos përdoret për pirje sot dhe nesër”, kumtuan nga ndërmarrja.

Pas çdo shiu në çezmat e struganëve rrjedh ujë i turbullt. Problemi po stërzgjatet me vite, për çka autoritetet kompetente nuk kanë akoma zgjidhje. Por, uji i turbullt nuk është problem i vetëm. Në qytetin i cili shtrihet midis dy ujërave, banorët shpesh nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, ndërsa revoltën para një muaji jo të plotë e shprehën përmes një proteste të qetë para hapësira të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like