U takua me Kurtin e Osmanin, Gjinovci tregon çfarë foli me ta

Opinionisti Rron Gjinovci, pasi u takua sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në protestën nga shoqëria civile për Ditën Ndërkombëtare të Grave, tregoi një batutë që ia kishte thënë atij.

Gjinovci, në emisionin ‘Pressing’ në T7, tregon t’i ketë thënë Kurtit se do t’i mungojë një nga parullat e shpeshta të përdorura në protestat e organizuara nga Vetëvendosjea, shkruan Gazeta Express.

“Krijuam kontakt u pershendetem nga largësia. Dhe natyrisht që e përshëndeta edhe ushtruesen e detyrës. A din çka i thashë: Na keni lon shumë keq se një nga parullat e mia favorite është me hajna nuk ka shtet, tash e kem problem se 4 vjet s’kena me e përdor këtë”, tha ai.

Advertisement

“Mund t’iu them që të dytë ishin në humor të mirë, bënin hajgare të ndryshme. Mu dokën që janë shumë komod”, shtoi tutje ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like