U premtoj se do ua çoj orenditë në Norvegji – mashtrohen vëlla e motër!

Një 39-vjeçare nga Negotino ka denoncuar dje në policinë e Negotinës se ajo dhe vëllai i saj janë mashtruar nga një person me të cilin kishin rënë dakord të ndërmjetësonin transportin e orendive nga Kavadari në Norvegji.
Sipas informacioneve të SVR Veles, vëllai dhe motra i kanë dhënë një personi të tretë 850 euro për transport, por orenditë nuk kanë mbërritur në Norvegji.

– Siç është raportuar, orenditë janë ngarkuar në një automjet më datë 16.11.2023 dhe prej atij momenti deri më datë 23.11.2023, personi i ka mbajtur në lajthitje se orenditë ishin rrugës, deri në momentin kur personi i tretë ka rënë në dyshim, pasi. i raportuari i ka dhënë drejtimin e orendive që t’i shkarkojë në Shkup, por ai nuk e ka kryer transportin dhe e ka njoftuar ankuesin.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e raportit të rastit nga SVR Veles.