U arratis apo u dorëzua? Si arriti Mijallkovi “t’i mashtrojë” të gjithë?

Kthimi i Sasho Mijallkovit solli gëzim…

“Sinqerisht gëzohem që i akuzuari Sasho Mijallkov vendosi të paraqitet vetë”, tha Villma Ruskoska – Prokurore.

Por, për dikë solli edhe probleme shëndetësore…

“Temperatura ime ishte 40 pasi u zhduk, e jo e Sasho Mijallkovit. Prandaj, po e them përralla për fëmijë të vegjël, sepse është një çështje serioze. Flasim për pastrim të gjyqësorit, për 5-6 pako masash, kurse nga ana tjetër do të kishim dy të arratisur, edhe atë nga më të korruptuarit të cilët ishin simbol i regjimit”, u shpreh Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Prokurorja Ruskoska, e cila tha se ajo ka qenë e para që ka lajmëruar se Mijallkovi po planifikon të ikë, mbrëmë doli me qëndrim të ndryshëm…

“Jo, nuk mendoj, sepse nëse e kishte ndërmend të ikte, do ta kishte bërë këtë…”, shtoi prokurorja Villma Ruskoska.

Por, ku qëndron përgjegjësia? Prokuroria dhe policia e hedhin fajin mes vete.

Advertisement

“Indikacionet dhe informatat pa dallim nga kush vijnë, duhet të ndahen me shërbimet dhe mendoj se do të jetë më efikase nëse indikacioni apo informacioni i caktuar arrin deri te Prokuroria, sesa të arrijë në MPB-në, Agjencinë për Siguri Kombëtare etj…”, u shpreh Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

“A duhej të qëndroja unë para derës së tij? Jo, sepse ju më përmendni mua, se mua më ka ikur…”, tha Villma Ruskoska – prokurore.

Të gjitha këto do t’i zbulojë Prokuroria Publike, e cila tashmë ka nisur hetim lidhur me veprimin e shërbimeve sa i takon rastit me Sasho Mijallkovin.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like