Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet.
Tymi i madh ka ‘mbuluar’ të gjithë lagjen duke zvogëluar edhe dukshmërinë në atë pjesë.
Lidhur me rastin kanë folur edhe nga Brigada e Zjarrfikësave.
“Ekipet janë duke intervenuar. Janë djegur disa mbeturina dhe barishte. Porsa të kthehet ekipi ne do t’ju japim detaje”, thanë nga kjo brigadë për Klankosova.tv
Ndërkaq, komandanti Malë Gashi, i ftoj qytetarët që të kenë kujdes me ambientin ku jetojnë.
Advertisement
“Në disa zona qytetarët kanë krijuar deponi ilegale të mbeturinave. Në ato pjesë e kemi vështirë që t’i fikim plotësisht pasi që ato ndizen vazhdimisht dhe e vetmja zgjidhje është që t’i mbulojm me dhe”, tha Gashi për Klankosova.tv
Advertisement
Advertisement