Turqia iu afrohet talibanëve

SHBA janë tërhequr nga Afganistani. Turqia po përpiqet të zerë vendin e amerikanëve si fuqi rajonale, edhe për shkak të interesave të saj. Shumë turq nuk e shohin me sy të mirë afrimin e presidentit Erdogan me talibanët

Shifrat e Kombeve të Bashkuara e bëjnë të qartë gjendjen dramatike në Afganistan: Sipas ekspertëve të OKB-së, më shumë se 18 milionë afganë kanë nevojë për ndihma humanitare, më shumë se gjysma e popullsisë. Një rol të rëndësishëm merr këtu aeroporti i Kabulit. Pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare ai nuk është më në funksionim. Por rivënia e shpejtë në punë e aeroportit është kusht i rëndësishëm për ardhjen e ndihmave në vend. Kjo e bën Turqinë që jetë në fokus të diplomacisë ndërkombëtare.

Ankaraja që nga fillimi i misionit ndërkombëtar të NATO-s në Afganistan, ka qenë prezente me 2000 trupa. Nga qershori 2002 deri në shkurt 2003 dhe nga shkurti 2005 deri në gusht 2005, i gjithë misioni ndërkombëtar me 43 shtete ka qenë nën përgjegjësinë e komandantëve turq. Detyra kryesore e turqve ka qenë sigurimi i aeroportit të Kabulit. Në takimin e NATO-s në qershor, presidenti Erdogan bisedoi me presidentin amerikan, Joe Biden për mbështetjen ushtarake të Ankarasë në Kabul. Atëherë u fol, se Turqia mund të marrë përsipër sigurimin e aeroportit pas tërheqjes së amerikanëve. Aktualisht talibanët po zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit turq dhe të Katarit për rivënien në punë të aeroportit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement