Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se, sipas planit të tij për marrjen e Rripit të Gazës nga SHBA, palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në enklavë.
Në një intervistë për Fox News, ai tha se palestinezët do të kenë kushte “shumë më të mira” për strehim dhe se do t’u ndërtohet një vend ku mund të qëndrojnë.
Javën e kaluar, Trump tha se palestinezët do të zhvendosen përgjithmonë.
Ai konfirmoi se është i përkushtuar ndaj planit për blerjen e Rripit të Gazës, por se mund të lejojë që disa pjesë të kësaj zone të shkatërruar nga lufta të rindërtohen nga vende të tjera të Lindjes së Mesme.
Sipas tij, SHBA do ta marrë Rripin e Gazës nga Izraeli dhe do ta shndërrojë në “rivierën e Lindjes së Mesme” pasi të ketë zhvendosur palestinezët në shtete të tjera arabe.
Trump nuk heq dorë nga ideja që SHBA të blejë Gazën dhe të zhvendosë palestinezët
Advertisement
Advertisement
Advertisement