




Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ish-Zonja e Parë, Melania Trump e bënë vaksínën kundër Covíd-19 në janar, kur ishin Shtëpinë e Bardhë. Ende nuk dihet se cilën vaksínë bënë dhe sa doza morën. Ky fakt u zbulua pasi ish-presidenti u bëri thirrje ndjekësve të tij që të vaksínohen. Trump tha se vaksína është e padëmshme, duke treguar edhe eksperiencën e tij. Vendimi i Trump për ta bërë në heshtje vaksínën, bie në kontrast me pasardhësin dhe paraardhësit e tij. Presidenti Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris u vaksínuan live në televizion në dhjetor. Po ashtu edhe ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton. Edhe ish-presidenti Jimmy Carter u inokulua kundër vírusit./K.C/dritare.net
