Tronditet Maqedonia – Ndërron jetë një person

Estimated read time 1 min read

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një 21-vjeçar ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në rrugën Prilep-Manastir. Nga MPB thonë se në aksident ishin të përfshirë 2 vetura dhe një kamion.
“Me datë 07.08.2024 në ora 15:48 në Stacionin Policor të Prilepit është raportuar se në rrugën rajonale Prilep-Manastir, në dalje nga Prilepi ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “Volvo” me targa të Kavadarit, që drejtohej nga K.I. (58) nga Kavadari, dhe automjeti i pasagjerëve “Reno 5” me targa të Prilepit, i drejtuar nga S.S.(21) nga Prilepi, si dhe automjeti i pasagjerëve “Reno Megane” me targa të Resnjës, i drejtuar nga G.I (39). Në vendin e ngjarjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë S.S., ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like