Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi, se pacienti që e pranoi zemrën e donatores së vdekur, është në gjendje stabile.
“Gjatë mëngjesit e vizitova pacientin i cili është në gjendje stabile. Të urojmë fat që trupi i tij ta pranojë zemrën. Besoj fuqishëm se do ta kemi transplantimin e dytë të suksesshëm të zemrës, kurse pacienti i ri do të fitojë mundësi në jetë”, shkroi Filipçe në Facebook.
Advertisement
Paraprakisht, u njoftua se përveç zemrës, donatorja e vdekur do të japë edhe veshkat dhe kockat./TV21
Advertisement
Advertisement