Dani Olmo është virtualisht lojtar i ri i Barcelonës.
Gjiganti katalunas do ta zyrtarizojë në orët në vazhdim transferimin e futbollistit, i cili i kishte kaluar shtatë vjet (nga 2007 deri më 2014) në sektorin e të rinjve të katalunasve para se të përfundonte në Dinamo Zagreb.
Barça qe një kohë po mundohej ta rikthente futbollistin në shtëpi.
Lojtari ofanziv i ka kryer dje vizitat mjekësore dhe sot do ta nënshkruajë kontratën deri më 30 qershor të vitit 2030.
Tek vizitat mjekësore iu bënë ekzaminime të thella dhe të detajuara duke i parë problemet fizike të lojtarit në Leipzig në vitet e fundit, mbi të gjitha ato të shpatullës së majtë, e cila e kishte bërë të nevojshëm intervenimin kirurgjik gjashtë muaj më parë.
Nëse nuk ndodh diçka e papritur, qysh të shtunën lojtari mund të vihet në dispozicion të trajnerit Hansi Flick.
Ky transferim, që flitet se do të kushtojë 60 milionë euro, do ta kënaq dhe gëzojë edhe klubin nga Zagrebi, i cili ia kishte vendosur një klauzolë Leipzigut: 20 për qind të kësaj shume do t’ju takojë kroatëve, më saktësisht 5,5 milionë euro.
Një tjetër 20% do të përfundojë tek ndërmjetësuesi i këtij transfei, Andy Bara. /Gazeta Express/