Tragjike: 1 person i vd’ekur dhe 3 të lënduar nga aksidenti në Komoran

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmë gjatë mesnatës në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Komoran.

Burimet kanë thënë se një person i moshës 35-vjeç ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore, një më rëndë i cili është nisur drejt Emergjencës në QKUK.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar Dr.Edison Gashi në QMF-Komoran.