Tmerr/ Një nxënës qëlloi me armë në shkollë dhe më pas vrau veten

Në qytetin rus, Bryansk, ka pasur të shtëna në një shkollë ku mbetën të plagosur tre nxënës, ndërsa nxënësi që kreu sulmin u vetëvra.

Kjo është raportuar nga Tass duke iu referuar njoftimit për shtyp të degës rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme Ruse.

“Sipas informacioneve fillestare, nxënësi ka sjellë një armë zjarri në shkollë dhe ka qëlluar disa të shtëna, pas së cilës kanë mbetur të plagosur tre persona. Vajza që kreu sulmin është vetëvrarë”, tha policia, duke shtuar se motivet dhe rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar.

Policia ndodhet aktualisht në vendin e krimit, ndërsa shërbimet e urgjencës më herët thanë se vajza është në klasën e tetë dhe përdori armën e babait të saj në të shtënat.