Thaçi uron Pavarësinë e Kosovës

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka dërguar telegram urimi për Pavarësinë e Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është një manifestim dhe shembull i vlerave demokratike, përkushtimit ndaj lirisë dhe rezistencës shqiptare ndaj tiranisë. Është një gëzim i madh për të gjithë shqiptarët”, thuhet mes të tjerash në urim.

Ka vlerësuar se Kosova po kremton 13-vjetorin e Pavarësisë, si një shtet i ri, që reflekton një demokraci me vetëdije të lartë.

“Kjo arritje është një kremte të cilën kombi shqiptar e sh eh me krenari duke shpresuar për një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. Në këtë ditë, kujtojmë të gjithë ata që punuan për Kosovën e lirë dhe sovrane mbi idetë e vlerat e të cilëve u themelua shteti”, thuhet në urimin e Thaçit.
Advertisement

Ndërkaq, ka shprehur dëshirën që Kosova sa më shpejtë të bëhet anëtare e përhershme e OKB-së, pjesë e Bashkimit Evropian dhe Aleancës Euroatlantike – NATO.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like