Tetovë, shtegu i biçikletave gallatë në rrjetet sociale

Gjendemi në pikë nisjen e shtegut në biçikletave në qytetin e Tetovës. Se sa është i kalueshëm ky shteg për biçikleta, le ta provojmë.
Vetura të parkuara, kosha me mbeturina, gropa dhe shumë pengesa të tjera. Ky projekt komunës së Tetovës i ka kushtuar 3 milion denarë. Në këtë shumë janë paraparë edhe fazat tjera, si shënimi i shtegut në rrugët kryesore, ulja e trotuareve etj.
Elmir Mustafai, nga Sektori për rrugë edhe tokë ndërtimore, pranë komunës së Tetovës për pengesat rrugore thotë se ato kanë qenë vetëm në disa pjesë dhe se të njëjtat janë mënjanuar, ndërsa ç’vendosja e koshave të plehrave dhe veturave do të duhet të behët gjatë ditëve në vazhdim.
“Në disa vende që ka nevojë që skajoret e trotuareve të ulen, aty veç më janë realizuar nga kompania që merret me ato skajore. Ato janë katër apo pesë vende që bënë edhe bujë në internet. Veturat duhet të largohen me ndihmën e SPB-së dhe ndihmën e merimangës dhe kontonjerat. Kemi problem se dyqanet nuk i duan para dyqaneve dhe duhet të ndërtohen edhe xhepa si ju themi neve dhe të rregullohet ai problem”, tha Elmir Mustafai – Sektori për Komunikacion i Komunës së Tetovës.
Shtegu i biçikletave është i gjerë një metër dhe është ndërtuar bulevardin “Ilinden” me një gjatësi 5.5 kilometra. Mos ulja e trotuareve në kohë, vizat e shtrembra bërën që në rrjetet sociale aktivistë dhe qytetarë të tallen me këtë projekt, duke thënë se komuna e Tetovës është duke ndërtuar një pistë olimpike./TV21/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like