Breaking News :

nothing found
27-09-2023

Tetovë – Kasami siguron shumicën në Këshill – Ja kush u zgjodh kryetar

Advertisement

Në mesditën e sotme Këshilli Komunal i Tetovës ka mbajtur seancën konstituive me ç’rast janë verifikuar edhe mandatet e këshilltarëve të rinjë dhe krijimi i shumicës së re. Kryetar i këshillit është zgjedhur Besar Durmishi i cili vjen nga Lëvizja Besa, parti e cila udhëheqë me komunën e Tetovës. Me 16 “Për” ai u zgjodh kryetar. Kundër nuk kushte asnjë kurse të përmbajtur 14. Ai u zotua se do të jetë zëri i çdo qytetari, pa dallim partie, feje apo etnie.
“Rruga të cilën nisim ne sot, është rrugë përplotë sfida, rrugë e trashëguar me halle dhe probleme. Por bashkë me ju do gjejmë zgjidhje, bashkë me ju do tejkalojmë çdo sfidë dhe problem. Unë zotohem se do jem zëri i çdo qytetari, pa dallim partie, feje apo etnie. Pasi më shumë se çdo gjë na bashkon Tetova dhe Tetovarët, mirëqenia e qytetarëve tanë. Le të punojmë për një qytet të pastër, për një qytet pa mbeturina dhe me ujë për pije. Për një Tetovë me infrastrukturë rrugore më të mirë, për një Tetovë më përplotë dinjitet!”, tha Durmishi.
Ndërkaq kryetari i Komunës, Bilall Kasami tha se komuna nga sot do të jetë e hapur dhe transparente.
“Ajo që ne do të punojmë me këshilltarët do të jetë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët si komunë dhe institucionet përcjellëse. Këtu me ne janë edhe udhëheqësit e sektorëve të cilëve do tu kërkojmë llogari për punën dhe shërbimet e qytetarëve. Në vigjilje të transparencës do të bëjmë edhe hapjen e komunës dhe kemi bërë hapin e parë për transmetim të drejtëpërdrejtë të mbledhjes së këshillit. Dua të ju garantoj se si kryetar pavarësisht provinienvën politike do të jemë i afërt me të gjithë këshilltarët”, tha Kasami.

Kujtojmë, sot mbahet mbledhja e parë e këshillit komunal në Tetovë

Advertisement

Read Previous

Tetovë/ Verifikohen Të Gjithë Mandatet E Këshilltarëve Komunal

Read Next

Bisedime Zaev-Gashi për qeverinë, ja kur mbahet takimi