Tetovë, arrestohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike

Estimated read time 1 min read

Ministria e Punëve të Brendshme informon se në Tetovë janë arrestuar 2 persona.

Siç njofton MPB, gjatë orës 00:10 pas mesnate, në autostradën Tetovë-Shkup, efektivët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë gjatë kontrollit të kryer tek B.I (38) dhe Sh.B(57) vjeç kanë gjetur kokainë.

Nga MPB informojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresa për veprën “prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like