Tetovari që “vesh” dhe zbukuron veturat në Zvicër

Enes Tairi me ekipin e tij për çdo vit vesh mbi 300 vetura, prej veshjes me shkrime normale, deri në paketimin komplet.

Kur flasim për vetura elektrike, vetura e parë që na bie ndërmend është zakonisht “Tesla”. Edhe pse është një veturë fantastike, “Tesla” ende qëndron prapa liderit të vërtetë të veturave elektrike.

Një veturë elektrike e këtillë i është besuar, Enes Tairit, 35 vjeçarit nga Bogovina e Tetovës, i cili prej 20 vitesh jeton në Zvicër. Jo për ta testuar vozitjen e kësaj veture që kushton gati 200 mijë franga por për ta zbukuruar atë, me kërkesë të një firme në Cyrih.

“Është një veturë shumë e shtrenjtë, me një vlerë afër 200 mijë franga. Pronari i veturës është një drejtor anglez, që punon në Cyrih. Ishte një sfidë e madhe, pasi që ishin në garë 5 firma serioze, dhe ne e kemi fituar projektin, që në tërësi na ka kushtuar 1 muaj kohë”, tregon për albinfo.ch, Enes Tairi, i cili thotë se projekti ka qenë i suksesshëm.

“Vetura ka qenë e re, kurse veshja është bërë me folie, dhe është shtypur në mënyrë digjitale. Shtypi është bërë në folie speciale dhe ka qenë gjithashtu i mbrojtur apo laminuar. Dizajni ka qenë shumë i rëndësishëm dhe ka luajtur një rol të veqantë, sepse kur e sheh veturën duhet menjëherë ta kuptosh reklamën e firmës”, shpjegon Tairi.

Megjithatë nuk ishte edhe aq e lehtë për të realizuar një projekt të tillë.

“Speciale ka qenë se vetura është elektronike, edhe është shumë e ndjeshme, shumë pak pjesë kemi pasur mundësi t`i çmontojmë. Është veturë e komplikuar. Është markë e re në treg, dhe njerëzit nuk i dinë mirë pjesët e saj, prandaj përqendrimi ka qenë i madh. Gjithashtu është bërë një punë shumë e madhe profesionale”, thotë Enesi, i cili me ekipin e tij për çdo vit vesh mbi 300 vetura, prej veshjes me shkrime normale, deri në paketimin komplet.

Advertisement

E në veshjen komplete Enesi numëron 10-15 vetura në vit, për shkak të çmimit, sepse sipas tij klientët nuk kanë mundësi edhe t`i paguajnë.

Shqiptarët kërkojnë shqiponja

Në përgjithësi janë 400-500 makina në vit që ndyshojnë pamjen nga duart e Enesit dhe ekipit të tij, duke përfshirë këtu edhe kamionë edhe vetura.

Në zyrën e tij FF Werbung GmbH në  Volketswil vijnë kërkesa nga më të ndryshmet. Shqiptarët e Zvicrës kërkojnë edhe shqiponja.

“Nuk ju preferojmë diçka ekstravagante, por diçka më të thjeshtë. Kemi shumë klientë shqiptarë, të cilët janë shumë të suksesshëm në veprimtarinë e tyre”, thotë Tairi.

Përveç mbishkrimeve për vetura, Enes Tairi ofron gjithçka që nevojitet për një kompani, si:  dizajnin e logos, kartvizitat, letra për shtyp, reklamë teknike, reklama për cerada, tekstil, reklamë me dritë etj.

“Ne klientin e furnizojmë me ato për çfarë ai ka nevojë”, thotë duke treguar se klientelën e tij e përbëjnë 50 % zviceranë, dhe 50 % të tjerë, shqiptarë etj.

Deri para 4-5 viteve në këtë rrethinë Enesi e ka ndier veten si i vetmi shqiptar në këtë sektor. “Në këtë qytet janë pesë firma. Shqiptar kam qenë i vetëm. Në pesë vitet e fundit edhe shqiptarët kanë filluar me këtë zanat. Kam dëshirë të ketë edhe më shumë, të bashkëpunojmë dhe t`u tregojmë edhe të tjerëve se ne kemi forcë në këtë sektor.” /Albinf

Advertisement
Advertisement

You May Also Like