Tetovari Ilir Fetai, doktor i shkencave kompjuterike në Zvicër

Teknologjitë e reja, projektet e shumta të zhvillimit dhe inovacionet sigurojnë një mjedis pune të sigurt dhe po aq emocionues. Kompania e hekurudhave të Zvicrës (SBB-CFF) sjell një video portret të Ilir Fetait, inixhinierin, doktorin e shkencave kompjuterike!

Ilir Fetai është prej të rinjve mërgimtarë që përmes angazhimit dhe vullnetit të çeliktë arrin të kalojë të gjitha stadet e shkollimit. Me sukses kishte përfunduar studimet bazike, magjistraturën dhe doktoratën.

Tani drejton departamentin shumë të rëndësishëm në SBB (Hekurudhat Zvicerane) dhe është i angazhuar si docent në dy Universitete, në Bernë dhe Tetovë.

Studimi, punë që shpaguhet

Doktoranti ka këshilluar të gjithë studentët shqiptarë që të mos lënë gurë pa lëvizur në arritjen e qëllimeve të veta. „Zvicra ka një sistem tepër kualitativ të shkollimit, sidomos atij universitar dhe është një prestigj i madh të mbarojnë studimet në njërin nga universitetet e Zvicrës. Natyrisht, si gjithkund në jetë duhet angazhim në punë, por të gjitha këto shpaguhen kur e arrin suksesin. Gjithashtu të gjitha universitetet, e sidomos Universiteti i Bazelit ku unë jam aktiv, i suportojnë studentët në mënyrë të shkëlqyeshme. Profesorët janë shumë të angazhuar që t‘u ofrojnë studentëve mësim të kualitetit të lartë, por gjithashtu t‘u japin mbështetje në të gjitha sfidat që iu dalin përpara gjatë studimeve“, tha Ilir Fetai, i cili kishte migruar në vitin 1999, ndërsa babai i tij që nga viti 1990 punon në Zvicër.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like