Të dielën me fillim në ora 17:00, në stadiumin e qytetit në Tetovë në kuadër të xhiros së 32-të kampionatit 2023/2024 në Ligën e Parë të futbollit vendor zhvillohet super derbi Shkëndija – Struga Trim Lum në një ndeshje ku vendoset titulli kampion. Ndeshjet e javës së 32-të të dielën fillojnë ora 17:00.
Në Stadiumin buzë Sharrit në Tetovë vendoset se kush do të kurorëzohet me titullin e kampionit në sezonin 2023/2024 në Ligën e Parë të Futbollit.
Shkëndija dhe Struga kanë të tubuar nga 61 pikë dhe epilogu i kësaj ndeshjeje padyshim se përcakton kampionin pavarësisht se mbetet edhe një xhiro deri në përfundim të kampionatit.
“Nuk ka përfunduar asgjë, për çfarë duhet të kalojmë në eufori. Nëse kalojmë në eufori besoj se do na kthehet kundër kjo. Kështu që nuk ka vend për me kaluar në eufori, sepse nëse ne gabojmë atëherë do i humbim të gjitha. E çfarë aa vlejti, asgjë. Gjithë ky mund që erdhëm deri këtu asnjë gjë. Kështu e kalojmë edhe këto dy javë që kanë mbetur të dalim faqe bardhë të ngremë Kupën pastaj tjerat janë aty” – tha Erald Çinari, futbollist i Shkëndijës.