Tetova, edhe me një Doktor Shkence në Universitetin e Vienës

Jehona Mustafa – Murtezani ka doktoruar këto ditë në shkencat filozofike në Universitetin prestigjioz të Vienës dhe me këtë Tetovës i shtohen më shumë personaliteteve të suksesshme që magjistrojnë apo doktorojnë në Universitetet prestigjioze evropiane.

Jehona Mustafa – Murtezani ka disa vite që jeton dhe vepron në Vienë të Austrisë ndërsa ka lindur dhe shkolluar në Tetovë dhe Shkup. Ajo një kohë të gjatë ka punuar pranë Universitetit të EvropësJuglindore në Tetovë.

Rrjedh nga një familje intelektuale, babai i saj ka qenë ndër gjinekologët e parë në Tetovë Dr.Qazim Mustafa me prejardhje nga Poroji i Tetovës. Nëna e saj Zylfije Mustafa poashtu ka qenë ndër vajzat e para të shkolluara në Tetovë në atë kohë. Vëllau i Jehonës, Elvis Mustafa është kardiohirurg dhe ka disa vite që punon në spitalin e famshëm “Sistina” në Shkup.

Advertisement

Jehona Mustafa-Murtezani ka zgjedhur tani të punojë në Austri ku edhe jetojnë bashkë me bashkëshortin e saj i cili punon si avokat atje – Armend Murtezani poashtu me prejardhje nga Tetova.

Kjo ishte në pika të shkurta një storie e suksesshme e një familje shembullore të cilët janë rritur në Tetovë ndërsa janë përsosur në perëndim atje ku edhe veprojnë suksesshëm./GazetaPopulli.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like