Teleferiku me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit nuk do të funksionojë këtë vit

Sot është hapur sezoni turistik në Kodrën e Diellit.  Edhe pse drejtori i kësaj qendre turistike nuk përgjigjet në pyetjet tona, burimet e Portalb.mk brenda kompanisë “Elem Turs” thonë se për këtë sezon nuk do të funksionojë teleferiku me gjashtëulëse, shkruan Portalb.mk.

Koha në Kodrën e Diellit sot ishte e bukur dhe me diell, kjo shtyu që numri i vizitorëve të jetë i lartë, marrë parasysh se tashmë është traditë që në ditën e parë të sezonit të skijimit, ski liftet të jenë pa pagesë, kështu, radhët ishin të gjata, sipas videos të publikuar nga Armend Luta, nga iniciativa “Ta shpëtojmë kodrën e diellit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like