Tea Trifoni tregon a është bërë pishman që ka hyrë në “Për’puthen”

Estimated read time 1 min read

Ish-konkurrentja, Tea Trifoni ka arritur që ta mbajë vëmendjen e publikut edhe pas daljes nga emisioni.

Teksa në emisionin “Goca dhe Gra” po flitej për emisionin e dashurisë, “Për’puthen”, Tea Trifoni zbuloi nëse ishte bërë pishman që është bërë pjesë e saj.

“Nuk jam bërë pishman që jam bërë pjesë e programit dhe ato që kam bërë atje. Por për ato gjëra që di tani, do kisha bërë gjëra shumë ndryshe”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”. Ajo tha nëse do të kthehej prapë nuk do të qëndronte aq e urtë dhe nuk do të binte pre e presionit.

Advertisement

Ndërsa e pyetur me djemtë e rinj konkurrentë të këtij sezoni të tretë, Trifoni u shpreh se i pëlqenin dy në fillim, por që ndryshoi mendim më pas.

Pas kësaj ajo deklaroi që është një me mjekër, derisa Boza Zemani i tha “ të tillë kemi shumë”./Insajderi.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like